Malltezi i përgjigjet Ballës për pallatin 20 milion euro: Ftoj SPAK të hetojë investimin e parave private

schedule16:26 - 14 Shkurt, 2020

schedule 16:26 - 14 Shkurt, 2020

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka akuzuar Jamarbër Malltezin, dhëndrin e ish-kryeministrit Sali Berisha, se po ndërton një kompleks pallatesh me vlerë 20 mln euro në mjediset e kompleksit sportiv “Partizani”.

Nnumri dy i PS, tha se drejtësia e re duhet ta hetojë atë, duke shtuar se Malltezi i ka blerë këto aksione në 23 janar të vitit 2014, shumë më herët sesa regjistrimi në Qendrën Kombëtare të Biznesit. Sipas Ballës, ai nuk e ka regjistruar kontratën në QKB, për të “qëndruar i fshehur si ndërtues”.

Lidhur me këtë ka reaguar edhe Malltezi. Ky i fundit ka ftuar SPAK që ta hetojë investimin e parave private në tokën private. Ndërkohë që nuk ka lënë pa thumbuar dhe Ballën në statusin e tij.

“Ftoj SPAK të hetojë investimin e parave private në toke private se me hetimin e 15 milion euro para publike për tualetin aha…

Modeli i tualetit nuk eshte të  investosh para private në pronën tënde, por të përlash tendera dhe të ndash fitimet dhe udhëtime charter me trafikante droge, ndaj i duken demode te tjerat”, ka shkruar Malltezi. /abcnews.al