Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë mesditën e sotme në afërsi të fshatit Hekal, pranë vendit të quajtur “Qafa e Vidhit”.
Sipas njoftimit, flakët, të favorizuara nga era e fortë, janë përhapur me shpejtësi duke përfshirë një sipërfaqe prej mbi 10 hektarësh me ullishte dhe shkurre.
Në vendngjarje kanë ndërhyrë menjëherë gjashtë mjete zjarrfikëse nga Ballshi, Patosi, Roskoveci dhe Albpetroli, të cilat kanë bërë të mundur neutralizimin e flakëve.
Zjarri është afruar deri në rreth 100 metra pranë banesave dhe puseve të naftës në zonë, por fatmirësisht nuk ka përfshirë asnjë prej tyre. Deri më tani nuk raportohen dëme në banesa apo infrastrukturën e naftës.
Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!