Maliqi fiton “finalen” me Labërinë, mjafton një gol për t’u rikthyer në krye

schedule17:23 - 2 Maj, 2021

schedule 17:23 - 2 Maj, 2021

Maliqi kalon me sukses një transfertë të vështirë dhe rikthehet në krye të grupit B në Kategorinë e Dytë. Skuadra juglindore fitoi 0-1 përballë Labërisë së vendit të tretë. Kame realizoi golin e fitores në minutën e 58-të, duke i dhuruar Maliqit tre pikë shumë të rëndësishme.

 

Rezultatet e grupit A

Vendi i parë me 54 pikë për Maliqin, Butrinti ndjek me një pikë më pak, por ekipi nga Saranda ka luajtur një ndeshje më shumë. Vendi i tretë me 47 pikë për Labërinë, që humbi sot shansin të afrohej edhe më shumë me vendin e parë.

Albpetroli dhe Naftëtari fituan lehtësisht në fushat e tyre. Skuadra nga Patosi, që mban pozitën numër gjashtë në tabelë, triumfoi 4-0 kundër Tepelenës, ndërsa kuçovarët mposhtën 3-0 Skraparin e vendit të fundit.

 

Renditja e grupit B

Memaliaj-Devolli ishte sfida që prodhoi më shumë gola. Ekipi mik mori tre pikët pas suksesit 2-4. Përballja tjetër, ajo mes Këlcyrës dhe Delvinës dhuroi luftë të fortë sportive, por nuk prodhoi asnjë gol. /abcnews.al