Malësi e Madhe/ Tentoi të vidhte nën kërcënimin e armës bagëtitë e një shtetasi, arrestohet 27 vjeçari

schedule09:08 - 14 Shtator, 2024

schedule 09:08 - 14 Shtator, 2024

Një 27 vjeçar në Malësi të Madhe pasi tentoi që të vidhte nën kërcënimin e armës së zjarrit bagëtitë e imta të një shtetasi në një kullotë në fshatin Nikç.

Si rezultat i veprimeve të shpejta, policia identifikoi dhe arrestoi 27 vjeçarin, banues në fshatin Vukël.

Policia ka gjetur dhe sekuestruar dhe armën e zjarrit kallashnikov që dyshohet se ky shtetas kishte qëlluar në ajër duke kërcënuar personin tjetër për t’i marrë bagëtitët e imta.

Gjithashtu janë sekuestruar dhe një krehër me municion luftarak dhe një mjet prerës (thikë) dhe një gëzhojë./abcnews.al