Shpërthimet masive të pajisjeve të komunikimit të Hezbollahut në Liban kanë shkaktuar shumë pikëpyetje se si kanë ndodhur. Të paktën 9 persona u vranë dhe rreth 3,000 u plagosën nga shpërthimet, të cilat ekspertët po përpiqen t’i analizojnë deri tani për të kuptuar se si shpërthyen pothuajse njëkohësisht.
Ekspertët po shqyrtojnë dy skenarë të mundshëm për incidentin. E para që kishte një shkelje të sigurisë kibernetike, duke shkaktuar mbinxehjen dhe shpërthimin e baterive të litiumit të sinjalizuesve.
E dyta, që Izraeli orkestroi sulmin përmes “zinxhirit të furnizimit”, ku sinjalizuesit u ngatërruan gjatë procesit të prodhimit dhe transportit. Skenari i dytë është më i përhapuri sipas David Kennedy, një ish analist i inteligjencës për Agjencinë e Sigurisë Kombëtare të SHBA.
THIS IS CRAZY! 😳🤯🚨
Israeli Intelligence (Mossad) is responsible for KILLING at least 8 people in Lebanon, including children, as well as INJURING OVER 2750 other Hezbollah fighters by way of hacking their pagers & mobile devices causing them to EXPLODE in a MASSIVE targeted… pic.twitter.com/pToLuoVX1o
— The Patriot Voice (@TPV_John) September 17, 2024
Duke folur për CNN, ai vuri në dukje se shpërthimet e shfaqura në video dukeshin të ishin “shumë të mëdha për të qenë një ndërhyrje në distancë që do të mbingarkonte sinjalin dhe do të shkaktonte shpërthimin e baterisë së litiumit”.
“Ka më shumë gjasa që Izraeli të kishte operativë njerëzorë… në Hezbollah… Pajgerët do të ishin futur me eksploziv dhe ka të ngjarë të shpërthyen vetëm kur të merrej një mesazh i caktuar,” tha ai.
Sipas informacioneve të deritanishme, pajisjet që shpërthyen ishin një model i ri i prodhuar nga një kompani, zinxhiri i furnizimit të së cilës mund të jetë shkelur vërtet nga sulmuesit. Një burim libanez sigurie tha se ato ishin të reja dhe ishin blerë nga Hezbollahu muajt e fundit.
Hezbollahu fajësoi Izraelin për shpërthimin e së martës dhe paralajmëroi për hakmarrje. “Ne e mbajmë armikun izraelit plotësisht përgjegjës për këtë sulm kriminal”, tha Hezbollahu./abcnews.al