“Makineria” norvegjeze e golave, Erling Haaland në “garë” me klubet e Premier League

schedule16:56 - 16 Shtator, 2024

schedule 16:56 - 16 Shtator, 2024

Është padyshim një “makineri golash”.

Erling Haaland mund të kritikohet se shpesh nuk shkëlqen në ndeshje të mëdha, por gjithsesi askush nuk ka dyshime për talentin e tij të rrallë përpara portës.

Sulmuesi norvegjez e tregoi sërish këtë në ndeshjen që skuadra e tij, Manchester City arriti në elitën e futbollit anglez përballë skuadrës së Brentford.

Shifrat ishin 2-1, edhe pse miqtë kaluan papritur të parët në avantazh që në minutën e parë, gjithsesi, reagimi i kampionëve të Anglisë ishte i rrufeshëm dhe dominimi i tyre ishte absolut, ku arritën të shënonin dy gola të shpejtë në minutat 19’ e 32’, me të dyja rrjetat që erdhën nga këmbët e “yllit” norvegjez.

Falë këtyre dy golave, Haaland është ngjitur në kuotën e 9 golave, deri në këtë pikë sezonit, teksa tashmë duket se ka filluar të “garojë” me ekipet e Premier League, për “Këpucën e Artë”, kjo për faktin se “vikingu” ka më shumë gola se çdo ekip tjetër në elitën e futbollit anglez, natyrisht me përjashtim të Manchester City.

Këshut, në “renditje” me më pak gola se Haaland janë Chelsea, Liverpool e Aston Villa, me “Blutë” që kanë shënuar 8 gola, ndërsa dy skuadrat e lartpërmendura nga 7 të tillë. /i.m /abcnews.al

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Premier League (@premierleague)

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!