Makinat policore të së ardhmes

schedule22:56 - 26 Janar, 2018

schedule 22:56 - 26 Janar, 2018

Makinat policore të së ardhmes mund të mos mbajnë fare punonjës policie brenda.

Kjo për shkak se “Ford” dëshiron të prodhojë një makinë policie pa shofer.

Sipas “Ford”, makina autonome e policisë do të përdoret për të detektuar rastet, kur makinat e tjera bëjnë manovra ilegale.

Nëse “zbulohet” një lëvizje e paligjshme, makina e policisë pa shofer do të vihet në ndjekie të mjetit që është në kundërshtim të rregullave.

Mirëpo, kjo akoma nuk është vendosur sepse “Ford” për momentin po kërkon patentën për ta ndërtuar një makinë të tillë.

Nëse në të ardhmen do të prodhohet në të vërtetë një makinë policie pa shofer, kjo pritet për t’u parë./abcnews.al