I përkasin një tjetër kohë, por ja kanë dalë t’i rezistojnë kohës, falë pasionit pronarëve. Qyteti i Durrësit ka qenë ndalesa e radhës për makinat “RETRO”.
Mbi 40 makina të llojeve të ndryshme u ekspozuan në sheshin “Liria”.
Altin Sukaj ka sjellë në këtë ekspozitë një ekzemplar sportiv. Për të vështirësia e vetme në ruajtjen e autoveturave qëndron në faktin se nuk gjenden më pjesë këmbimi.
Të ekspozuara në Sheshin “liria” të Durrësit, këto automjete kanë mbledhur kureshtarë e të pasionuar pas tyre.
Kjo paradë për organizatorët është edhe një surprizë për të gjithë dashamirësit e nostalgjisë, banorët dhe turistët në qytetin bregdetar në këtë sezon turistik të pazakontë, për shkak të pandemisë Covid-19.
Eventi u organizua nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor dhe Bashkia Durrës.
/abcnews.al/

