VIDEO/ Makinat bëhen “copë” në Labinot Fushë, plagosen tre persona

schedule13:42 - 21 Janar, 2021

schedule 13:42 - 21 Janar, 2021

Tre persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti të ndodhur mesditën e sotme në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, në vendin e njohur si Labinot-Fushë.

Nga përplasja e fortë makinat e përfshira në këtë aksident kanë pësuar dëme të forta materiale. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të saj ndërkohë që tre personat e plagosur janë dërguar në spital për të marrë ndihmën e parë mjekësore.

 

 

“Në aksin rrugor Elbasan- Librazhd, në fshatin Labinotë-Fushë, shtetasi F.Z., 25 vjeç, banues në Librazhd, duke drejtuar mjetin tip “Hyundai” është përplasur me mjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin A.T., banues në Korçë.

Si pasojë e aksidentit janë plagosur drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri F.L., të cilët ndodheshin në mjetin tip “Hyundai”, dhe pasagjerja L.B., e cila ishte në mjetin tjetër, dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendgjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit”, njofton policia./mv.abcnews.al