Makina që u dogj në Elbasan ishte denoncuar e vjedhur në Tiranë

schedule13:19 - 25 Dhjetor, 2017

schedule 13:19 - 25 Dhjetor, 2017

Zbardhen detaje të reja në lidhje me makinën që u gjet e djegur mëngjesin e djeshëm në lagjen “Kala” të Elbasanit. Makina tip “Benz” ishte në pronësi të shtetasit Xhevahir Hoxha, banues në Tirane. Ky mjet ishte denoncuar i vjedhur në kryeqytet. Pas djegies në Elbasan, ai u gjet pa targa. Ky është automjeti i dytë që iu vu flaka në Elbasan brenda tri ditëve të fundit. Të dy makinat rezultojnë të vjedhura në Tiranë.

Policia nuk ka dhënë detaje me të hollësishme për ngjarjen, por vazhdojnë hetimet për të zbuluar personat që i kanë përdorur këto mjete. Për njërin automjet policia ka konfirmuar zyrtarisht se u përdor të premten në mëngjes gjatë një atentati të dështuar ndaj pjesetareve të fisit Çapja./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!