Një 60 vjeçar ka humbur jetën mesditën e kësaj të enjte në Lezhë si pasojë e një aksidenti.
Gazetari Gjergj Figuri raporton për ABC News se ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur Ishull Lezhë, ku një makinë, e cila drejtohej nga një i mitur ka përplasur një motoçiklete që drejtohej nga 60 vjeçari.
Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën 60 vjeçari.
Ndërkohë policia e ndodhur në vendin e ngjarjes po punon për zbardhjen e plotë.
Njoftimi i policisë:
Lezhë/Informacion paraprak
Rreth orës 15:30, në rrugën dytësore që lidh fshatin Manati me Barbullojë e Re, shtetasi i mitur P. M. 14 vjeç, duke drejtuar një automjet, ka aksidentuar shtetasin F. L. 63 vjeç, i cili po lëvizte me motoçikletë.
Për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i motoçikletës.
I mituri është shoqëruar në ambientet e policisë për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale bazuar procedurës standarte të punës dhe Kodit të Drejtësisë Penale për të Mitur.
Grupi hetimor vazhdon veprimet hetimore në vendin e ngjarjes për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit./abcnews.al