Një vajzë 13 vjeçe ka humbur jetën në një aksident tragjik në Rrugën e Kombit në vendin e quajtur “fshati Gëziq. Ajo ishte duke udhëtuar me babain e saj 44 vjeçar i cili humbi kontrollin e makinës dhe u përplas me trafikndarësen. Vajza humbi jetën në vend, kurse prindi i saj ndodhet në spital në gjendje të rëndë. Siç edhe shikoni nga pamjet trafikndarësja ka depërtuar tej për tej makinën. Nuk dihen ende shkaqet e kësaj ngjarjeje, por sipas policisë dyshohet se makina ka humbur kontrollin për shkak të shpejtësisë. /abcnews.al
Makina përplaset me trafikndaresën në Rrugën e Kombit, vdes 13 vjeçarja
schedule11:20 - 15 Shtator, 2019
schedule 11:20 - 15 Shtator, 2019