Makina përplaset me një shkollë në Britani, raportohet për të lënduar

schedule12:36 - 6 Korrik, 2023

schedule 12:36 - 6 Korrik, 2023

Një makinë është përplasur pranë një shkollë fillore pak më parë në Wimbledon, në jugperëndim të Londrës. Sipas raportimeve të para, aksidenti ka ndodhur në një shkollë në Camp Road dhe ka shumë të lënduar.

Zona është rrethuar dhe në vendngjarje ka mbërritur policia, zjarrfikësja dhe ambulanca.

Policia shkroi në Twitter se “një makinë është përplasur në një ndërtesë shkolle”, duke shtuar: “Disa persona po marrin ndihmën e parë në vendngjarje”.

/abcnews.al