VIDEO/ Makina përplaset me kamionin e parkuar, dy të lënduar në Fier

schedule19:51 - 22 Shtator, 2025

schedule 19:51 - 22 Shtator, 2025

FIER- Në segmentin  rrugor Fier-Patos një automjet është përplasur me një kamion, i cili ishte i parkuar në pjesën anësore të rrugës.

Nga përplasja janë lënduar dhe transportuar për në spital dy persona.

Nuk dihet ende gjendja e tyre shëndetësore por përplasja ka qenë e fortë.

Policia rrugore ndodhet ne vendngjarje dhe po heton shkaqet e aksidentit.

Dyshohet se shpejtësia e lartë e automjetit është bërë shkak për aksidentin/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!