Makina përplas të miturin që udhëtonte me biçikletë në Roskovec

schedule12:41 - 15 Nëntor, 2019

schedule 12:41 - 15 Nëntor, 2019

Një mjet tip “Iveko” ka përplasur një të mitur i cili udhëtonte me biçikletë në Fier. Policia njofton se aksidenti ndodhi sot rreth orës 11:45, në  fshati Suk 1, Roskovec.

“Mjeti tip “Iveko”, me drejtues shtetasin A.M ,ka aksidentuar shtetasin e mitur me iniciale E.V. 11 vjeç, banues në Roskovec, i cili po udhëtonte me biçikletë dhe më pas ka goditur një automjet tip “Audi”, i cili ishte i parkuar në anë të rrugës”.

11 vjeçari ndodhet në Spitalin Rajonal Fier, nën kujdesin e mjekëve.

Eshtë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Fier shtetasi A.M dhe po kryhen veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të ngjarjes. /abcnews.al