Makina përplas këmbësorin në Kuçovë

schedule22:37 - 23 Tetor, 2021

schedule 22:37 - 23 Tetor, 2021

Kuçovë – Një 40-vjeçar është përplasur nga një makinë në Kuçovë.

Raportohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:30, tek Terminali, Kuçovë.

Makina tip “Benz” që ngitej nga B.S.,19 vjeç, ka aksidentuar këmbësorin Y.U., 40 vjeç, banues në Kuçovë, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Berat, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit./abcnews.al/