SHKODËR- Një aksident me pasojë lëndimin e dy të miturve ka ndodhur të hënën në qytetin e Shkodrës.
Një automjet, i cili drejtohej nga një 31-vjeçar ka përplasur një biçikletë, tek e cila ndodheshin dy të mitur.
Pas aksidentit, të miturit janë shoqëruar menjëherë në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Drejtuesi i automjeti është proceduar në gjendje të lirë, ndërkohë grupi hetimor po kryen të gjitha verifikimet për ngjarjen.