Makina përplas 3 gra në Gjirokastër, dy humbin jetën

schedule14:19 - 8 Qershor, 2018

schedule 14:19 - 8 Qershor, 2018

Tre gra që ndosheshin në anë të rrugës Gjirokastër-Kakavijë duke pritur një makinë për të ikur në Lazarat u përplasën nga një automjet. Për pasojë dy humbën jetën, kurse e treta mbeti e plagosur.

Pasi mbaruan punën në tokat pranë aksit Gjirokastër-Kakavijë dolën në rrugë në pritje të një mjeti që do t’i çonte në shtëpi.

Makina e radhës që kaloi humbi kontrollin dhe i mori para të tre gratë.

Nga përplasja dy prej tyre gjetën vdekjen e menjëhershme, njëra 40 vjeçe, tjetra 38. E treta ndodhet nën kujdesin e mjekëve të Gjirokastrës.

Në orët e para pas aksidentit, e plagosura ishte në gjendje kritike për jetën, por gjendja e saj shëndetësore po shkon drejt përmirësimit.

Policia ka ndaluar drejtuesin e mjetit tip Nissan, Leonidha Klemo, dhe është marrë në pyetje për rrethanat e ngjarjes.

Mësohet se viktimat dhe e plagosura e bënin çdo ditë këtë rrugë pasi ishin të punësuara për mbjelljen e sherebelës në tokat pranë vendit të quajtur Jorgucat.

Vazhdojnë hetimet për zbardhjen e shkaqeve të plota të aksidentit. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!