Shefi i Qarkullimit Rrugor të Tiranës, Erion Ahmeti ka folur për mediat në lidhje me aksidentin e frikshëm të ndodhur në Tiranë disa ditë më parë ku një makinë me shpejtësi të madhe mori përpara një tjetër automjet në kryqëzim duke i rrezikuar jetën edhe dy këmbësoreve.
Ai tha se automjeti që shkaktoi aksidentin ka qenë në parakalim të gabuar duke shkaktuar përplasje në kryqëzim. Ai e cilësoi zonën ku ndodhi aksidenti, një kryqëzim me fluks të shtuar automjetesh dhe shtoi se nga ngjarja ka vetëm dëme materiale.
Ai theksoi se përpos masave të marra, në vitin 2020 nga aksidentet rrugore ka pasur 17 viktima më pak se në 2019.
“I bëjmë apel të gjithë drejtuesve të mjeteve dhe shprehim ngushëllimet edhe për familjarët e fëmijës. Ishte një aks rrugor inteurban dytësor që janë pjesë e shërbimit të drejtorisë vendore. Në rastin kemi një rast një parakalim të gabuar dhe një mosrepsektim sinjalizimi rrugor që ka ndodhur një përplasje në kryqëzim.
Janë kryqëzime me fluks të shtuar mjetesh dhe ngjarja ka qenë vetëm me dëme materiale. Ky është apeli që bën policia rrugore për respektimin e sinjalizimit dhe vijave të këmbësorëve. Përpos masave ne në vitin 2020 e kemi mbyllur vitin me 17 të vrarë me pak nga aksidentet në krahasim me 2015″, deklaroi ai./mv.abcnews.al



