Makina merr përpara dy “çiklistët” te mbikalimi i Saukut

schedule18:32 - 22 Maj, 2020

schedule 18:32 - 22 Maj, 2020

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme tek mbikalimi i Saukut ku një automjet me drejtues S.K ka goditur dhe dëmtuar dy persona që po udhëtonin me biçikleta.

Ata u dërguan në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Gazetarja Xhensila Kodra raporton se ata janë jashtë rrezikut për jetën.

Policia njofton se grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./abcnews.al