Një aksident rrugor është regjistruar në aksin “Gjirokastër-Kakavijë”, ku një automjet ka përplasur një këmbësore 77-vjeçare.
Sipas policisë, automjeti tip “Toyota” drejtohej nga një 29-vjeçar, banues në Gjirokastër, i cili ka aksidentuar këmbësore.
E moshuara është transportuar në Spitalin Rajonal të Gjirokastrës, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Ndërkohë, drejtuesi i automjetit është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të dokumentuar rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.

