HIMARË- Një makinë tip “Benz” është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në fshatin Livadh në Himarë. Automjeti, në pronësi të një 25-vjeçareje nga Tirana u përfshi në flakë gjatë kohës që ishte në ecje.
Patrulla e Policisë dhe zjarrfikësit shkuan menjëherë në vendngjarje, ndërsa fatmirësisht nuk pa ka patur persona të lënduar. Paraprakisht dyshohet se shkak i zjarrit është bërë një shkëndijë elektrike në baterinë e automjetit./ abcnews.al