Makina me shpejtësi rrëzoi shtyllën, pamjet e rënda të aksidentit me një viktime në Elbasan

schedule10:08 - 5 Gusht, 2021

schedule 10:08 - 5 Gusht, 2021

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të enjte në Elbasan ku si pasojë e një aksidenti rrugor, ka humbur jetën një fëmijë 3 vjeç dhe në gjendje të rëndë ndodhet nëna e tij.

Burime për abcnews.al bëjnë me dije se aksidenti ka ndodhur në fshatin Bujqës në Elbasan.

Policia bën me dije se shtetasja O.M., 38 vjeçe, banuese në fshatin Mengël, Elbasan, duke drejtuar mjetin tip “Ford”, ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga dhe për pasojë ka humbur jetën shtetasi D.M., 3 vjeç, i cili ishte pasagjerë në këtë mjet.

“Më datë 05.08.2021, rreth orës 09:15, në fshatin Bujqës, Elbasan, shtetasja O.M., 38 vjeçe, banuese në fshatin Mengël, Elbasan, duke drejtuar mjetin tip “Ford”, ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga dhe për pasojë ka humbur jetën shtetasi D.M., 3 vjeç, i cili ishte pasagjerë në këtë mjet”, thuhet në njoftimin e policisë.e.su./abcnews.al