Makina me pesë të rinj brenda del nga rruga në aksin Milot-Thumanë, lëndohen dy prej tyre

schedule10:22 - 15 Mars, 2021

schedule 10:22 - 15 Mars, 2021

Një aksident rrugor ka ndodhur mëngjesin e kësaj të hëne në aksin Milot Thumanë.

Burime për abcnews.al bëjnë me dije se për shkak të motit të keq dhe me reshje ka dalë nga rruga një makinë me pesë pasagjer, mes të cilëve dy janë lënduar.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të fushës së Gjormit, ku në makinë ndodheshin pesë të rinj të cilët udhëtonin nga Lezha për në Tiranë, pasi ishin punonjës në një firmë ndërtimi.

Ndërkohë mësohet se dy nga të lënduarit janë dërguar në spital për ndihmën mjekësorë. /abcnews.al