Kris Jenner kujdeset çdo vit t’i gëzojë fëmijët, nipat dhe mbesat e saj me sende të veçanta dhe të shtrenjta, duket se i ka tejkaluar pritjet e gjithë familjes me dhuratat e saj të fundit.
Nëna menaxhere e yjeve televizive, Kim, Kourtney, Khloe, Rob, Kendall dhe Kylie, këtë vit u ka blerë atyre 6 makina elektrike të tipit “Moke”.
Ky moment lumturie u postua në Instagram nga Kim Kardashian, e cila ka shkruar: “O Zot, shiko dhuratat tona për Krishtlindje nga nëna ime”.
Supozohet që këto makina t’i kenë kushtuar Krisit rreth 33 mijë dollarë për copë.
Makinat kishin ngjyra të ndryshme, si rozë, verdhë, portokalli dhe e bardhë. Sipas 41-vjeçares, Kim, ajo dhe Khloe i kanë zgjedhur makinat me ngjyrë rozë, kurse ajo e bardhë e personalizuar është e Kourtney./abcnews.al