Kukës – Një aksident tragjik i ka marrë jetën një 25-vjeçari në Rrugën e Kombit, ndërsa i plagosur ka mbetur një 19-vjeçar.
Mësohet se rreth orës 04:00, në autostradën Kalimash – Morinë, në afërsi të urës së Kolshit, mjeti tip “Benz”, në të cilin udhëtonin Andi Rrustaj, 25 vjeç dhe Xheku Logu ., 19 vjeç, ka dalë nga rruga dhe ka rënë në humnerë. Si pasojë, shtetasi Andi Rrustaj ka humbur jetën.
Nga shërbimet e Policisë dhe të Zjarrfikëses është bërë e mundur nxjerrja e trupit të pajetë të shtetasit Andi Rrustaj ndërsa shtetasi Xheku Logu, është dërguar në spitalin e Traumës, në gjendje të rëndë shëndetësore.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
Njoftimi:
Kukës/Informacion paraprak
Rreth orës 04:00, në autostradën Kalimash – Morinë, në afërsi të urës së Kolshit, mjeti tip “Benz”, në të cilin udhëtonin shtetasit A. Rr., 25 vjeç dhe Xh. L ., 19 vjeç, ka dalë nga rruga dhe ka rënë në humnerë.
Si pasojë, shtetasi A. Rr. ka humbur jetën.
Nga shërbimet e Policisë dhe të Zjarrfikëses është bërë e mundur nxjerrja e trupit të pajetë të shtetasit A. Rr. ndërsa shtetasi Xh. L., është dërguar në spitalin e Tiranës, në gjendje të rëndë shëndetësore.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit../abcnews.al/