Makina e bërë copë, pamje tragjike nga aksidenti i shqiptarit: Çfarë shkruajnë mediat italiane

schedule09:23 - 14 Shkurt, 2020

schedule 09:23 - 14 Shkurt, 2020

25 vjeçar shqiptar Endri Zaimi ndërroi jetë mëngjesin e djeshëm në “Ponte nelle Alpi” pas një aksidenti tragjik me makinë.

I riu ishte duke u kthyer tek bashkëshortja dhe fëmija i mitur pas turnit të natës, por për arsye ende të paqarta makina e tij përplasi një kamion që po transportonte inerte duke u shkatërruar tërësisht.

Nga fotot e publikuara prej mediave italiane, duket se përplasja ka qenë mjaft e fortë duke shkatërruar makinën tërësisht. Pikërisht ky fakt nuk i ka dhënë asnjë shans shqiptarit, i cili humbi jetën në vend.

Mediat italiane shkruajnë se ai ishte një djalë i rregullt dhe familjar dhe po kthehej në shtëpi pas turnit të natës në një fabrikë. /abcnews.al