SHKODËR- Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në aksin “Kosmaç-Vau i Dejës”.
Policia thotë se një 17-vjeçar, duke drejtuar një automjet, dyshohet se ka dalë nga rruga dhe është përplasur me murin rrethues të një banese.
Për pasojë, janë lënduar drejtuesi i mjetit dhe vëllai i tij, të cilët ndodhen aktualisht në Spitalin Rajonal të Shkodrës, nën kujdesin e mjekëve.
Policia ndodhet në vendngjarje, ndërsa grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit./abcnews.al

