Makina del nga rruga, dy të vdekur në Kukës

schedule07:53 - 2 Prill, 2025

schedule 07:53 - 2 Prill, 2025

TIRANË- Mbrëmjen e të martës në autostradën Milot-Morinë, automjeti tip “Benz” ”, i drejtuar nga një 50 vjeç ka dalë nga rruga dhe për pasojë dy persona kanë humbur jetën.

Sipas policisë, viktimat janë drejtuesi i automjetit  si dhe pasagjeri që ndodhej në automjet.

Drejtuesi i automjetit  ishte me banim në Tiranë, kurse pasagjeri rreth 35-vjeç, jetonte në qytetin verilindor.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të daljes nga rruga të automjetit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!