Të qetë dhe normale e ka konsideruar ditën e sotme Ministri i Shtetit Pandeli Majko. Një nga figurat kryesore të PS tha se nuk ka krahasim me votimet e para viteve ‘90 pasi atëherë ata që kundërshtonin zgjedhjet futeshin në burg.
“Ata që kundërshtonin zgjedhjet para 1990 futeshin në burg”.
Por Majko nënvizoi se pas këtij procesi, palët duhet të ulen me njëra-tjetrën.
“Shpresoj që pas kësaj date, duke nisur nga 1 korriku të gjithë të ulemi e të shikojmë një mënyrë tjetër për të vepruar përballë njëri tjetrit. Procesi më duket i qetë dhe normal”. /abcnews.al