Majko futet në qeveri/ Ish kandidatja për deputete Ina Majko emërohet zv/ministre e shëndetësisë

schedule08:56 - 3 Korrik, 2025

schedule 08:56 - 3 Korrik, 2025

Ina Majko është prurja më e re e kabinetit qeveritar. Sic edhe e paralajmeroi Rama gjate fushates elektorale, Kandidatja, e cila nuk arriti të siguronte mandatin e deputetit në qarkun Vlorës, është emëruar zv ministre e shëndetësisë dhe mbrojtjes sociale.

Majko, pjesë e komunitetit rom dhe njohur si aktiviste e të drejtave të tyre për kryeministrin Edi Rama do të jetë një vlerë e shtuar e skuadrës së tij por edhe një mbështetje më shumë për familjet dhe fëmijët në nevojë.

“Ina erdhi në skuadrën tonë si një përzgjedhje nga komuniteti Rom dhe si e para përfaqësuese e këtij komuniteti në nivelin e kabinetit qeveritar në historinë e vendit, ajo do të mbulojë pikërisht çështjet e njerëzve më në nevojë të  shoqërisë në fushën e Mbrojtjes Sociale.”

Rama thotë se historia e Majkos duhet të shërbëjë si motivim për shumë të rinj të cilët besojnë tek ëndrat e tyre.

“Historia e Ina Majkos është historia e një fëmije të rritur mes paragjykimesh e vështirësish të mëdha ekonomike dhe historia e një vajze të talentuar, plot energji e vendosmëri për t’ia dalë, e cila jo vetëm kreu me rezultate të larta studimet jashtë vendit dhe flet pesë gjuhë të huaja, por edhe u bë një zë i bukur i komunitetit të saj në platformat sociale.”

Përvec Majkos, kryeministri paralajmëron edhe të tjera risi në konfigurimin e skuadrës Rama 4, duke lënë të kuptohet se njëjtë si në lista, edhe ne qeverinë e ardhshme do të ketë një ndërthurrje mes eksperiencës dhe figurave të reja, në përmbushje edhe të objektivit për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!