Majko dërgon propozimet për votën e emigrantëve

schedule16:18 - 5 Nëntor, 2017

schedule 16:18 - 5 Nëntor, 2017

Komisioni i Reformës Zgjedhore ende nuk ka zhvilluar mbledhjen e parë të kostituimit të tij por pavarësisht kësaj, ministri për Diasporën, Pandeli Majko, i ka dërguar disa propozime për regjistrimin dhe votën e emigrantëve. Këta të fundit, sipas Majkos, mund të regjistrohen si votues në selitë diplomatike të Shqipërisë, ose përmes postës, përfshi këtu edhe atë elektronike, duke i paraqitur një kërkesë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Për votimin Majko propozon dy variante: një proces të drejtpërdrejtë në qendra të ngritura jashtë vendit, ku të votohet me të njëjtat modalitete si në Shqipëri; ose varianti tjetër është shkarkimi i fletës së votimit online dhe dërgimi i votës me një shërbim postar të posaçëm, që përllogaritet të kushtojë 20-25 dollarë për çdo votues të jashtëm. Kjo cilësohet si kosto është e arsyeshme nga ministri Pandeli Majko, që thekson gjithashtu se votimi me postë është më pak i kushtueshëm se votimi i drejtpërdrejtë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!