Majkëll Peçi rikthehet në të Parën, firmos me Turbinën

schedule14:13 - 25 Janar, 2021

schedule 14:13 - 25 Janar, 2021

Majkëll Peçi rikthehet në Shqipëri, pas një eksperience me BV Essen në Gjermani. Mesfushori, i cili është formuar si lojtar te Tirana, i është bashkuar skuadrës së Turbinës, me të cilën ka luajtur më parë.

“KF Turbina njofton rikthimin e mesfushorit Majkwll Peçi . Peçi rikthehet pas një aventure me Bylisin dhe BV Essen në Gjermani”, njofton klubi cërrikas përmes rrjeteve sociale.

Peçi, veçse me Tiranën është aktivizuar edhe me Sopotin, Korabin, Burreli, Kamza dhe Bylisi, me këta të fundit në Superiore. Me Turbinën luajti vjet në pjesën e parë të sezonit, duke shënuar edhe një gol në 10 ndeshje. /abcnews.al