Majk dhe Ledri gati për hitin e verës, zbulohet vendi që kanë zgjedhur për të xhiruar

schedule08:53 - 9 Korrik, 2020

schedule 08:53 - 9 Korrik, 2020

Hitet muzikore në këtë periudhë duket se nuk kanë fund.

Pak ditë më parë, u zbulua se Ledri dhe Majk do të sjellin bashkëpunimin e tyre të parë.

Ndërkohë, tashmë është mësuar se kënga është finalizuar nga Big Deal Records dhe është koha për të realizuar videoklipin.

Sipas Prive gjatë kësaj jave do të bëhen xhirimet në bregdetin shqiptar nga Entermedia, teksa publikimi pritet të ndodhë javën që vjen.

ky lajm ka gëzuar fansat e dyshes, të cilët mezi po presin për një tjetër hit veror./abcnews.al