Moti i ngrohtë dhe temperaturat e larta të ditëve të fundit kanë sjellë gjallëri në bregdetin shqiptar. Plazhet e Shëngjinit dhe Durrësit janë mbushur me pushues, duke shënuar një fillim të hershëm të sezonit veror.
Qytetarë nga e gjithë Shqipëria, por edhe shumë vizitorë nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut, kanë zgjedhur të kalojnë fundjavën pranë bregdetit të Shëngjinit, ndërsa strukturat akomoduese hoteliere thonë se fluksi ka nisur të ndihet që në ditët e para të majit.
Edhe bregdeti i Durrësit është mbipopulluar nga pushuesit, ndërsa kryetari i shoqatës së hoteleri turizmit thotë se qyteti synon një turizëm gjithëvjetor.
Për operatorët turistikë dhe bizneset lokale, kjo është një shenjë pozitive se sezoni veror do të jetë i gjatë dhe i suksesshëm./abcnews.al

