Mahrez lë bosh krahun e djathtë te Manchester City, “qytetarët” në kërkim të talenteve

schedule15:56 - 2 Gusht, 2023

schedule 15:56 - 2 Gusht, 2023

Me anësorin algjerian të sulmit, Riyad Mahrez të transferuar te sauditët e Al-Ahly, tashmë “qytetarët” e Manchester City kanë filluar të bëjnë kërkimet e para për zëvendësuesin e tij, në krahun e djathtë të sulmit.

Sipas raportimeve më të fundit nga tabloidet britanike, në listën e “qytetarëve” janë dy emra, të cilët shihen si talente të mëdha për të ardhmen në krahët e sulmit, e madje kërkohen prej kohësh nga “gjigandët” e Evropës.

I pari në listë është talenti belg i Rennes, Jeremy Doku, i cili ka spikatur sezonin e kaluar në Ligue 1, me 7 gola e 4 asistime në 35 përballjet e zhvilluara me francezët dhe që vlerësohet në 28 milionë euro.

Në krahun tjetër është dhe anësori francez i Crystal Palace, Michael Olise, me këtë të fundit që ka shkëlqyer sezonin e kaluar në Premier League, me 2 gola e 11 asistime në 37 përballjet e zhvilluara, por ndryshe nga Doku vlerësohet në 50 milionë euro, shifër kjo, që konsiderohet e lartë nga Manchester City. /i.m /abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!