Ish ministri i jashtëm dhe ish përfaqësuesi politik i UÇK, Bardhyl Mahmuti në një intervistë për “Abc-në e Mnëgjesit”, ka komentuar ngjarjet më të fundit politike që kanë ndodhur në Kosovë.
Mahmuti është shprehur se një ngjarje e tillë i ka fillesat e hershme që në shpalljen e Pavarësinë e Kosovës dhe prej 12 vitesh i ishte e pritëshme një gjë e tillë.
“Nuk ka qenë diçka e papritur pasi më shumë se 12 vite e kemi pritur një gjë e tillë, por i kthehemi ngjarjeve që të bëhen ngjarjeve të fundit. Duhet të kthehemi momentit kur është krijuar Gjykata Speciale për UÇK-në. Fillimisht po përmend se një muaj pas shpalljes së Pavarësisë, kanë reaguar në mënyrë të ashpër Senatori zviceran Dick Marty , kundër shtetit dhe ministres së Jashtme se pse e njohjen pavarësinë e Kosovës, i cili theksonte se duhet të mbështesin një autonomi nën Serbinë. Marty më në fund është vendosur që të hetojë dhe në lidhje me krimet e luftës, i cili ka ardhur dhe në Shqipëri për të parë shtëpinë e re. Ish ambasadori serb në Zvicër ka theksuar se i ka dorëzuar dosjen e tij Dick Marty . Në raportin serb thuhet se kjo shtëpi ndodhet në aksin rrugor të Fushë Krujës, dhe ai duke qenë se nuk e di se ku ndodhet fiks e merr të ndarë dhe thekson se shtëpia ndodhet në mes Fushës dhe Krujë, raporti i tij është i përpiluar nga Shërbimi Sekret i Serbisë”, është shprehur ai.
Ndër të tjera në fjalën e tij ish ministri i jashtëm, thekson se një kthesë e tillë e ngjarjeve të fundit politike mund të jetë edhe tërheqja e administratës Trump, nga qëllimi fillestar për të finalizuar marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë.
Sipas tij vendimi i djeshëm është i paprecedentë, pasi nuk mund të bëhet një deklaratë e tillë, pa u miratuar aktakuza në dhomat e specializuara, dhe janë hedhe akuza për dy emra, është e paprecedentë dhe shumë e vështirë të kuptohet se si ndodhi kjo shkelje.
“Ajo që është befasi dhe ndodhi dje është se ka të bëjë me faktin se prokurori ka lëshuar një deklaratë politike pa u miratuar aktakuza në dhomat e specializuara, dhe janë hedhe akuza për dy emra, është e paprecedentë dhe shumë e vështirë të kuptohet se si ndodhi kjo shkelje flagrante, pasi në fund të deklaratës së prokurorit special është që është bërë për të ndërprerë ndikimin e Thaçit dhe të Veselit të cilët janë përpjekur për të pasur ndikim në Prokurorinë Speciale. Në këtë çështje nuk mund të mos mendohet dhe rivaliteti i SHBA-së me BE-së, por ajo që më bën më shumë përshtypje është se administrata e Trump, donte që të shfrytëzonte këtë moment historik, më shumë për fushatën e tij, Grenell dhe Trump ishin të vendosur që shqiptarët kishin besim në lidhje me këtë marrëveshje. Por unë mendoj se njoftimi ka ndodhur për shkak se mund të jetë tërhequr administrata e Trump, pasi prokurori është amerikan dhe nëse nuk do të kishte një lojë të tillë vetëm tre ditë para takimit”, ka thënë ndër të tjera ish ministri./abcnews.al