Magjistratët, Balla: Kushti i deritanishëm i opozitës ishte anulimi i ligjit për teatrin

schedule15:45 - 23 Korrik, 2018

schedule 15:45 - 23 Korrik, 2018

Në përmbyllje të seancës së fundit parlamentare deri në muajin Shtator, mazhoranca votoi ligjet për të cilat ka votat e mjaftueshme për miratim. Në përfundim, kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla, tha se ende nuk e kupton arsyen e mos-votimit nga opozita, të atyre ligjeve që kërkojnë edhe votat e tyre në parlament.

Në përfundim të seancës së fundit për këtë sesion parlamentar, kreu i grupit socialist, Taulant Balla i pyetur lidhur me kushtet e vendosura nga Partia Demokratike për votimin e ligjit për magjistratët, edhe pse i painformuar mbi to, përgjigjen nuk e rezervoi.

“Ne kemi folur zyrtarisht me opozitën dhe kanë thënë që duhet tërhequr ligji për teatrin, nuk di për shtatë kushtet, nuk e kuptoj lidhjen mes ligjit për teatrin dhe atij të magjistratëve”.

Opozitën e do në sallë për të votuar ligjet të cilat kërkojnë 3/5-tat e votave në parlament, ku përpos ligjit për magjistratët, ishte edhe ai për Kodin Rrugor, të dy tashmë të shtyrë për votim për muajin shtator kur nis edhe sesioni i ri parlamentar.

Në këtë seancë të fundit parlamentare, mazhoranca edhe pse me vota të mjaftueshme për të miratuar projektligjin për avokatinë, i diskutuar prej muajsh në komisionin e ligjeve, vendosi shtyrjen e tij për ri-kthim në fazë konsultimi me misionet mbështetëse Euralius dhe Opdat. Një vendim i rëndësishëm ishte ai i votimit për zgjatjen e afatit të punimeve të komisionit për reformën zgjedhore me tre muaj./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!