Koncerti “Karafilat e Shkodrës” u mirëprit nga publiku kryeqytetas. Këngëtarët më në zë, sëbashku me të rinjtë ndezën atmosferën në amfiteatrin tek kodrat e liqenit.
Ashtu siç janë këngët shkodrane, një magji më vete, e tillë ishte edhe atmosfera në amfiteatrin tek kodrat e liqenit. Publiku kryeqytetas shijoi repertorin e muzikës shkodrane përmes koncertit live “Karafilat e Shkodrës”.
Kombinimi i muzikës live me bukurinë e kostumeve tradicionale i shtuan vlerën koncertit.
Këngët më të bukura shkodrane pushtuan amfiteatrin veror të Tiranës interpretuar nga këngëtarët më në zë: Bujar Qamili, Myfaret Laze, Bashkim Alibali, Indrit Mlika e Mukades Çanga. Por nuk munguan edhe interpretimi i këngëtarëve të rinj si pasues të traditës së këngës qytetare shkodrane./abcnews.al