“Magjia” e fotografit bardheblu, tre superheronj për Emanuel Egbo

schedule13:18 - 26 Mars, 2020

schedule 13:18 - 26 Mars, 2020

Izmir Doda, fotografi i Tiranës, gjatë kësaj periudhe po qëndron në shtëpi, për shkak të situatës së krijuar në vend nga Coronavirusi. Veçse të shkrepë, Doda është i mirë edhe me programet profesionale për modifikimin e fotove.

Gjatë kësaj kohe ka gjetur një mënyrë për të kaluar kohën, teksa fillimisht ia nisi duke u veshur fanella të ndryshme futbollistë të Superiores, më pas duke i vendosur ata në foto me personazhe të njohur të botës së sportit, si Neymar apo CR7.

View this post on Instagram

#photosport #photoedit @izmirdoda

A post shared by 𝗣𝗛𝗢𝗧𝗢 𝗦𝗣𝗢𝗥𝗧 𝗔𝗟𝗕𝗔𝗡𝗜𝗔 (@photosport.al) on

Së fundmi ka menduar t’i kthejë ata në super heronj. Ernest Muçi, si Ninja, Edvan Bakaj si Superman dhe Jurgen Çelhaka si Spiderman janë krijimet e fundit të fotografit Doda, i cili i ka shpërndarë ato në faqen e tij në “Instagram”. /abcnews.al