Mafiozi më i madh italian me “pendë” dhe jo me plumba: Policia gjen vetëm sende me vlerë dhe jo armë, objektivi janë dokumentet e Toto Rinës

schedule11:08 - 17 Janar, 2023

schedule 11:08 - 17 Janar, 2023

I kërkuar prej 30 vitesh, bosi italian i mafias Matteo Messina Denaro, u arrestua ditën e djeshme nga karabinierët në një klinikë private në Palermo.

Hetimi që çoi në arrestimin e bosit mafioz Castelvetrano (Tp) u koordinua nga prokurori Maurizio de Lucia dhe zv/prokurori Paolo Guido, i cili prej vitesh ka hetuar kumbarin e Cosa Nostra-s, sipas mediave italiane

Kërkimi në vendin u fshihej ka zgjatur gjithë natën dhe arrestimi i anëtarit të fundit të Cosa Nostra-s ndodhi pas disa orë kërkimesh. Gjatë arrestimit të tij, u gjetën sende luksoze, rroba të stilistëve dhe parfume të shtrenjta, por jo armë.

Pak kilometra nga vendlindja e Messina Denaro-s

Një qendër prej 11,000 banorësh në provincën e Trapanit, Campobello është qyteti i Giovanni Luppino, mjeku kirurg që të hënën shoqëroi bosin e mafias në klinikën Maddalena ku ndodhi dhe arrestimi Campobello është vetëm 8 kilometra nga Castelvetrano, qyteti i origjinës së Messina Denaro dhe familjes së tij.

Bastisja ndodhi në vicolo San Vito, në qendër të Campobello di Mazara. Në orën 8:30, efektivët e Departamentit të Hetimit Shkencor të Mesinës mbërritën në vend dhe kontrolluan shtëpinë.

Siç raportojnë mediat italiane, Messina Denaro jetonte në një shtëpi që kishte mbetur e pabanuar muajt e fundit, pasi pronarët u shpërngulën. Kontrollet në strehën e Denaro-s do të sjellin shumë të dhëna në lidhje me botën e krimit të organizuar në Itali.

Disa prej të penduarve pohojnë se kumbari Messina Denaro ishte kujdestari i thesarit të Totò Riina-s, dokumente tepër sekrete që shefi korleonez i mbante në vendin e tij të fshehtë përpara arrestimit, të cilat rezultojnë të zhdukura.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!