“Madame Butterfly” rikthehet në TKOB, të gjitha detajet nga kryevepra e Puçinit që rivihet në skenë pas një dekadë

schedule09:45 - 24 Maj, 2024

schedule 09:45 - 24 Maj, 2024

“Madame Butterfly” rikthehet në Teatrin e Operas dhe Baletit, ajo do të vihet në skenë në datat 26, 27, 28, 30 maj dhe 1 qershor, edhe mesa duket që tani biletat janë ‘sold out’.

Të ftuar në “ABC e Mëngjesit”, dy nga figurat e kësaj vepre, sopranoja Eva Golemi dhe baritoni Armando Likaj kanë ndarë detaje nga kjo perlë e Puçinit.

Kjo vepër është produksioni i ri i “Festival Puçini di Torre di Lago” dhe ka një mesazh prekës dhe muzikë emocionuese.

“Unë mendoj që këtë vepër kushdo që e njeh sado pak muzikën klasike duhet ta shoh se është prekëse nga momenti i fillimit dhe deri në fund. Edhe mesazhi është i tillë. Në skenën tonë do të jepet ky mesazh që në të vërtetë forca e femrës nuk shfaqet kaq e fortë sa është. Kjo është një vepër shumë e bukur, jo vetëm për mesazhin që përcjellë, por dhe për muzikën”, u shpreh Armando.

“Unë jam me Solen Allën këtë radhë, jo me Armandon. Biletat po shiten në mënyrë të frikshme. Kjo vepër është realizuar në 1904 për herë të parë dhe po bën mbi 100 vjet që është vënë në skenë”, tha Eva./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!