Presidenti francez, Emmanuel Macron ka zbuluar se ka biseduar Princin e Kurorës të Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman.
Macron nënvizon se bisedimet janë fokusuar kryesisht te situate në “Lindjen e Afërt dhe të Mesme”.
“Pasi diskutuan për Gazën, Libanin dhe Sirinë, të dy iu drejtuan Ukrainës, shkroi Macron në X.
Gjithashtu presidenti francez është shprehur se Arabia Saudite mund të luajë rol në arritjen e paqes.
“Më në fund, fola me Princin e Kurorës për luftën e Rusisë në Ukrainë dhe rolin që Arabia Saudite mund të luajë në nxitjen e një paqeje solide dhe të qëndrueshme, me evropianët në qendër të procesit”, shkroi Emmanuel Macron.
/abcnews.al/