Macron pranon dështimin…

schedule13:15 - 26 Prill, 2018

schedule 13:15 - 26 Prill, 2018

Presidenti i Francës, Macron, ka pranuar dështimin e qëllimit të vizitës së tij në SHBA. Ai njoftoi se Trump mund të rrëzojë marrëveshjen bërthamore me Iranin.

Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka thënë se mund të ketë dështuar në përpjekjet për të bindur Donald Trump të mbajë marrëveshjen ndërkombëtare bërthamore me Iranin.

“Mendimi im është … se ai do ta heqë qafe këtë marrëveshje, për arsye të brendshme”, tha Macron për mediat amerikane.

Ai shtoi se ai nuk kishte “informacion të brendshëm” pasi përfundoi vizitën e tij tre-ditore në SHBA.

Trump ka kohë deri më 12 Maj të vendosë për marrëveshjen, që synonte të parandalonte posedimin e armëve bërthamore nga Irani. Presidenti amerikan ka kritikuar shpesh si të butë paktin e arritur nën paraardhësin e tij Barack Obama në 2015-n dhe ka folur për “formulimin e një marrëveshjeje shumë më të madhe”. Sipas akordit, Irani pranoi të mbyllë programin e saj bërthamor në këmbim të një lehtësimi të sanksioneve ekonomike.

Macron kishte bërë ndryshime në pikëpamjet e Presidentit amerikan për Iranin, një përparësi kryesore për vizitën e tij, por përfundoi duke pranuar se ka “shumë mundësi” që Trump do ta braktiste marrëveshjen. Ai u pajtua me kreun e Shtëpisë së Bardhë se çdo akord i mundshëm duhet të përfshijë një pakt më të gjerë mbi ndikimin e Iranit në Lindjen e Mesme dhe duhet të mbulojë aktivitetet bërthamore të vendit më afatgjatë, si dhe programin e raketave balistike. Kreu i Shtetit Francez nënvizoi se do të punojë me Trump për të ndërtuar një “kornizë të re” në Lindjen e Mesme dhe veçanërisht në Siri.

Presidenti amerikan këmbëngul për shyrtimin e një akordi të ri për programin bërthamor të Iranit. Ndërsa Teherani ka bërë të qartë se nëse SHBA rrëzon paktin dhe rikthen sanksionet do të vazhdojë më pasurimin e uraniumit.

Ndërkohë, përveç kësaj Trump dhe Macron biseduan edhe për çështje të tjera si marrëdhëniet tregtare dhe ndryshimet klimaterike. Pavarësisht se gjatë vizitës është parë një afrimitet i konsiderueshëm mes dy liderëve, Presidenti francez gjatë fjalimit të mbajtur në Kongresin amerikan kritikoi në mënyrë jo të drejtëpërdrejtë Trump. Ai tha se “izolimi, tërheqja dhe nacionalizmi duken tunduese, si një zgjidhje e përkohëshme për frikërat tona”. Sa i përket klimës, ai tha se administrate Trump po injoron konsensusin shkencor për ngrohjen globale./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!