Macron: Në një moment të caktuar, Ukraina do të duhet të negociojë me Rusinë

schedule11:14 - 15 Qershor, 2022

schedule 11:14 - 15 Qershor, 2022

Presidenti francez, Emmanuel Macron ka deklaruar se në një moment të caktuar, Ukraina do të duhet të negociojë me Rusinë për t’i dhënë fund luftës, sipas mediave të huaja.

“Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky dhe zyrtarët e tij do të duhet të negociojnë me Rusinë,” tha Macron.

Presidenti francez ka mbërritur dje në Rumani, ku ka vizituar trupat franceze dhe aleate në një bazë të NATO-s, ndërsa pritet të vizitojë edhe Moldavinë fqinje. Sipas burimeve të brendshme diplomatike, Macron mund të udhëtojë në Kiev ditën e neserme, i shoqëruar  me kancelarin gjerman Olaf Solz dhe kryeministrin italian Mario Draghi.

Macron është kritikuar nga Ukraina dhe aleatët e Europës Lindore për atë që ata e perceptuan si mbështetjen e tij të paqartë për Ukrainën në luftën kundër Rusisë.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!