Macron mesazh në gjuhën turke: Të rihapim një dialog të përgjegjshëm në Mesdheun Lindor

schedule18:51 - 19 Shtator, 2020

schedule 18:51 - 19 Shtator, 2020

Presidenti francez Emmanuel Macron është shprehur pro dialogut në Mesdheun Lindor. Ai ka shkruar në Twitter një mesazh në gjuhën turke, duke i çuar një mesazh të qartë Recep Tayp Erdogan.

“Në Ajaccio i dërguam Turqisë një mesazh të qartë, të rihapim një dialog të përgjegjshëm me qëllim të mirë dhe jo naiv. Kjo thirrje tani është gjithashtu edhe një thirrje e Parlamentit Evropian. Me sa duket edhe është përcjellë. Le të përparojmë”, shkruan Macron.

Presidenti turk deklaroi ditën e djeshme se tërheqja e anijes turke “Oruc Reis” nga ujërat e Mesdheut Lindor ishte një qasje e arsyeshme për t’i dhënë diplomacisë një shans, si dhe për të treguar një qasje pozitive ndaj diplomacisë./mv.abcnews.al