Macron: Brenda shkurtit do të fitojmë luftën kundër ISIS

schedule13:05 - 18 Dhjetor, 2017

schedule 13:05 - 18 Dhjetor, 2017

Presidenti Frances Emanuel Makron është shprehur se fushata ushtarake kundrejt Shtetit Islamik do të përfundojë brenda muajit shkurt 2018. Ai  nënvizoi se Franca do bëjë përpjekje për të ulur në tyrezen e negociatave të paqes të gjithë aktorët pjesëmarrës në luftën 6-vjecare në Siri.

Presidenti Francez, Emanuel Makro, është shprehur se fushata ushtarake për mposhtjen e shtetit islamik në Siri duhet të përfundojë brenda muajt shkurt. Ai shtoi më tej se Parisi do të bëjë përpjekje për t’i përfshirë në negociata për paqe të gjithë aktorët që kanë qënë pjesë e këtij koflikti, përfshirë Presidentin e Sirisë, Bashar al-Asad.

Gjatë një interviste televizive, Makro deklaroi se “më 9 dhjetor, kryeministri Irakian, Haidar al-Abadi, shpalli fundin e luftës dhe fitoren kundër Shtetit Islamik. Prandaj  ne muajin shkurt do ta fitojmë luftën në Siri”- deklaroi Makro.

Ai  sqaroji se do të bënte përpjekje personale për t’i përfshirë të gjithë aktorët që kanë qenë pjesë e luftës gjashtëvjecare, në negociatat e paqes. Makro nënvizoi se Presidenti Bashar-al-Assad nuk mund të shmanget nga negociatat, mëgjithëse një ditë do përballet me ligjin për veprat e tij.

Pavarësisht mbështetjes së opozitës Siriane, Franca është treguar më pragmatiste ndaj konfiktit Sirian me ardhjen në pushtet të Makro, duke u thënë se largimi i Al-Asad nuk është kusht për bisedimet.

Qeveria e Asadit është mbështetur fuqishëm nga Rusia dhe Irani, ndërsa Shtetet e Bashkuara dhe Franca kanë mbështetur gjithmonë forcat antiqeveritare Siriane./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!