Furtunë në Vlorë, vetëm tetë minuta të luajtura dhe Flamurtari e Teuta duhet të zbresin në fushë nesër prej orës 12:00. Rregullorja e thotë qartë, brenda 24 orëve dueli duhet riluajtur. Pavarësisht situatës, administratori Sinan Idrizi nuk mund t’i shmangë batutat.
Në ambientet e brendshme të stadiumit Flamurtari ai nuk ka ngurruar të ngacmojë rivalët nga Durrësi. Kreu i klubit vlonjat i është drejtuar trajnerit Edi Martini, duke e paralajmëruar. Sigurisht me shaka.
“lutuni të luhet nesër, se në janar do ju shkatërrojmë”, i është drejtuar Idrizi shkodranit, sikurse bëjnë me dije për ABC News persona të pranishëm pranë palëve në ato momente.
Gjithsesi, edhe pse Idrizi është optimist, ai e ka frikë një lojtar të Teutës. “Vetëm këtë kam frikë (i referohet Sherif Kallaku). Po nuk luajti ky, fitore të thellë do marrim”, ka vijuar kreu Flamurtarit, Sinan Idrizi, i cili në asnjë moment nuk i kursen batutat. Herë-herë edhe ironizon e bën sarkazma… /abcnews.al