Kjo e hënë regjistroi ngjarjen e parë me sfond kriminal në fushatën zgjedhore.
Një mbështetës I Partisë Demokratike është ndaluar në Lushnje, pasi ofroi para për të marrë kartën e identitetit të një personi me qëllim blerjen e votës.
38-vjeçari i identifikuar si Marin Leka ka rënë në prangat e bluve pasi i kishte premtuar 500 euro një qytetari në këmbim të votës për Partinë Demokratike të Sali Berishës.
“ Dje jemi vënë në dijeni për rastin dhe kemi ndërmarrë veprimet e nevojshme ligjore për të kryer arrestimin e të dyshuarit. Gjatë kontrollit, iu gjet dhe sekuestrua karta e identitetit të qytetarit që kishte bërë denoncimin”
Në dëshminë e tij Toska ka deklaruar se Leka do i jepte paratë në këmbim të votave për Partinë Demokratike. Megjithatë pasi i ka dhënë kartën, është penduar dhe ka zgjedhur ta denoncojë rastin. Nga ana tjetër, gjatë kontrolleve, Marin Lekës i është gjetur ID me emrin e Muharrem Toskës në shtëpi, për të cilën në dëshmi ai ka pranuar se e ka marrë si premtim për të votuar.
Dega e Partisë Demokratike në Lushnje ka mohuar akuzat në një deklaratë duke thënë se 38-vjeçari nuk është anëtar I PD.
Sipas kodit zgjedhor dhe penal, shitblerja e votes klasifikohet te krimet e renda dhe ne zgjedhjet e shkuara disa persona jane denuar me burg per periudha se paku dy vjecare./abcnews.al