Plagosja në Lundër/ Autorët u ndihmuan, motori erdhi nga Arbana

schedule15:25 - 20 Prill, 2025

schedule 15:25 - 20 Prill, 2025

Dy autorët, që qëlluan në drejtim të “G Clasit” të pronarit të “Pelikani Security” duke lënë 4 persona të plagosur, rezulton se kanë pritur shumë pak pranë vendit të atentatit.

Ata kanë mbërritur vetëm pak minuta para se në zonë të vinte automjeti tip “G Claas” dhe pasi kanë bërë atentatin janë larguar drejt Mulletit ku dogjën motorin. Ndërkohë policia ka mundur që të zbulojë se motori i autorëve, është para në fshatin Arbanë të Tiranë, para se të kryente atentatin dhe ka ndjekur rrugët dytësore për të hyrë në Unazën e Madhe.

Ndërkohë në kamerat e sigurisë që janë hapur, ka rezultuar  se ata kanë qenë të dy të maskuar me skafandra, pro këto të fundit nuk janë gjetur në zonën ku u dogj motori. Policia ka një makinë të dyshuar që ka marrë autorët nga Mulleti dhe janë drejtuar për në Elbasan.

Hetuesit, dyshojnë se atentati mund të ketë qenë për gruan e Roan Brahmit, babai i të cilit u vra më 17 prill, por nuk përjashtojnë mundësinë që objektiv të ketë qene edhe pronari i “Pelicani Security”, 2 fëmijët e mitur të të cilit u plagosën bashkë me shokun e tyre dhe shoferin e familjes./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!